PLD: Partitë të mos i bëjnë trysni KSHZ-së

“Partitë politike, pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të ndalojnë me kryerjen e trysnive ndaj të punësuarve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, kështu ka porositur sot Partia Liberale Demokrate, duke shtuar se është e papranueshme çfarëdo përzierje në punën e KSHZ-së, madje as intervenimi më i vogël ndaj procedurave të vendosjes së saj, njofton Portalb.

“Anëtarët e KSHZ-së, të mos i dorëzohen ndikimit dhe trysnisë politike, të mos u dorëzohen trysnive nga thirrjet e partive të caktuara për protesta përpara selisë së tyre, derisa nuk vendoset për rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse gjendja faktike konfirmon se duhet të ketë rivotim në njësi të caktuara, ajo nuk guxon që të jetë shkas për sjellje destruktive nga cilado parti”, reagojnë nga PLD.

Nga partia gjithashtu thonë se PLD ka për qëllim zgjedhjet korrekte dhe demokratike dhe parakusht e dënon çdo tentativë për çfarëdo ndikimi ndaj vendimeve të KSHZ-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button