Kasami: Shteti i ka diskriminuar biznesmenët shqiptarë (VIDEO)

Kreu i partisë “BESA” në Maqedoni, Bilal Kasami, ka theksuar se shqiptarët asnjëherë nuk patën një subjekt politik që t’i mbrojë ata, në aspektin e të drejtave të tyre kombëtare dhe ekonomike. Kasami tha se biznesmenët shqiptarë në Maqedoni diskriminohen në dy fronte, diskriminohen nga funksionar të kësaj partie në pushtet, në anën tjetër, diskriminohen edhe nga institucionet e këtij shteti. Ai, bëri me dije, se këta biznesmenë, këta shqiptarë e kanë të pamundur të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Blendi Fevziu: A ka nga ju maqedonasit, Kasami që të krijohen dy sfera me njëra-tjetrën, që do të thotë, se shqiptarët të dominojnë dhe të administrojnë zonën e tyre dhe maqedonasit zonën e tyre? Pra a kemi dy Maqedoni, brenda kësaj Maqedonie?

Kasami: Ka dy tendenca që po zhvillohen paralel në Maqedoni, që të ndahet Maqedonia në linja etnike dhe tendenca tjetër është që Maqedonia të jetë një shtet qytetar, që të jetë në nivelin e çdo qytetari, kjo ndarje në linja etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, fatkeqësisht ka ndodhur përgjatë këtyre 10 viteve të fundit, kur në qeveri ka qenë partia nacionaliste maqedonase VMRO DPMNE dhe BDI e cila ishte në shërbim të kësaj partie.

Blendi Fevziu: Z.Kasami ju keni marrë 5 deputetë deri tani dhe pretendoni të merrni edhe një tjetër? Ku do shkojnë votat tuaja?

Kasami: Votat tona do të shkojnë në drejtim të përmirësimit të asaj që na u mohua ndër vite.

Blendi Fevziu: Si?

Kasami: Duke përpiluar një platformë kombëtare, platformë të cilën do t’ua ofrojmë të gjithë subjekteve politike shqiptare, me pikat të cilat do të duhen që të implementohen nga qeverisja e ardhshme, kushdo qoftë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button