Po afrohet testimi ekstern, ja çfarë thonë maturantët

Nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme, gjegjësisht maturantët sërish janë në stres shkaku i testimi ekstern të cilin do t’i nënshktrohen në janar të 2017-ës.

Nxënësit vazhdimisht ankohen për problem të shumta të këtij procesi, sidomos shqiptarët, të cilët hasin në gabimë në përkthim etj.

Edhe pse disa herë u protestua kundër testimit, ai nuk u anulua dhe këtë vit nxënësit nuk e kundërshtuan atë edhe pse ankesat ishin të shumta.

LEXO: Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)

“Kemi shum stres, ende ka kohë për të dalë pytet në MASH, mirëpo ne kemi filluar të ndjejmë frikën. Në janar i nënshtrohemi testimit ekstern kurse për përfundimit të shkollimit, maturës shtetërore. Kjo është e tëpërt për neve”, tha Arlind T., nxënës.

“Ku të ankohemi? Disa ditë u bojkotua mësimi dhe u protestua para disa viteve dhe asgje nuk u bë. Më jemi dorëzuar, jemi pajtuar me fatin që po na shkatërrojnë”, tha Jetmira R., nxënëse.

LEXO: Testimi ekstern, maturantët ankohen për gabime të shumta

“Ne jemi kundër, nuk e di do të mblidhemi ne nxënësit dhe do të bisedojmë edhe me profesorët dhe të shkohim se çfarë do të bëjmë. Të gjithë jemi kundër, por nga MASH nuk lëshojnë pe. Nuk e di se pse e mbajnë këtë testim kur më disa vite është skandaloz dhe jo i saktë”, tha Mirjeta R., nxënëse.

Lidhur me gabimet e shumta, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë për Portalb.mk se është punuar dhe janë marrë masa që ky testim të jetë pa probleme.

“Si gjithmonë ne intervenojmë aty ku nevojitet dhe jemi duke punuar që gjithçka të shkon siç është planifikuar, dhe të mos ketë probleme edhe pse ato teknike mund të jenë prezent shkaku që janë të paparashikueshme”, thonë për Portalb nga Zyra për Informim e MASH.

Gjithashtu edhe mësimdhënësit shumë herë ngritën zërin kundër testimit, por i njejti nuk u anulua dhe nuk u tërhoq.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button