Mbroni shikimin nëpërmjet të ngrënit!

Kur është fjala për të mbrojtur vizionin tuaj, ajo që hani mund të ndikojë në atë që shihni.

Disa vitamina dhe minerale që gjenden në ushqime të caktuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e problemeve të syrit.

“Ndërsa nuk ka asnjë provë konkrete, disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur në ushqyes të caktuar mund t’ju ndihmojë shumë”, thotë Dr. Ivan Kim, profesor i oftalmologjisë në shkollën mjekësore në Harvard.

Disa dëshmi tregojnë se dieta e pasur me vitamina, antioksidantë dhe minerale (A, C, E dhe zink) mund t’ju ndihmojë në parandalimin e problemeve me retinen. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë më së miri retinën nga dëmtimi, shpjegon Dr. Kim. Ai rekomandon disa ushqime, të cilat është mirë të konsumohen nëse nuk doni të vuani nga problemet me shikimin në të ardhmen

Ushqime me përmbajtje acide yndyrore, omega 3– Salmon, sardele, ton, arra

Vitamina A– Kajsi, pjepër, karrota, mango, speca të kuq (të papërpunuara), djathë, gjizë, spinaq, patate e ëmbël.

Vitamina C- Brokoli, lakër, grejpfrut, kivi, portokall, speca të kuq (të papërpunuara), luleshtrydhe.

Vitamina E- Bajame, brokoli, spinaq, fara luledielli.

Zink- Bërxolla, mish të kuq, kos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button