Ministrja gjermane refuzon të mbulohet në Arabi Saudite

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka refuzuar të veshë një hixhab gjatë vizitës në Arabinë Saudite.

Kjo ka ndodhur disa ditë pasi, kancelaria gjermane Angela Merkel, bëri thirrje për ndalim të burkas, transmeton Koha.net.

Ministrja gjermane Leyen ka vepruar kështu gjatë një vizite në Arabinë Saudite, duke thënë se gratë duhet të kenë të drejta e njëjtat për të zgjedhur rrobat e tyre, njëjtë sikur kanë të drejtë burrat.

Von der Leyen ishte në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad për të takuar princi Salman bin Abdulaziz Al-Saud, ku ajo shprehu pakënaqësinë e saj në pritjen që u bëhen grave të pambuluar.

Veprimi i ministres ka bërë që të kritikohet në rrjete sociale nga banorët e Arabisë Saudite. Kritikat arritën deri në pikën ku u kërkua arrestimi i saj.

Për koeçidencë, gjatë kësaj jave në Arabi Saudite është arrestuar një grua që hoqi mbulesën në publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button