Fyerjet nuk kanë vend në gazetari!

[Recension: Të punësuarit shqiptarë në Drejtorinë për menaxhim me kriza: Qufa, puthadorë dhe i paaftë]

Gazetaria ka një kornizë që quhet etikë gazetareske. Po nuk i vendosët fjalët me të cilat operoni në përmbajtjen gazetareske brenda kësaj kornize, prodhimi juaj mund të quhet e çfarë do lloji i shkrimit, por jo shkrim gazetaresk, e më së paku etik.

download-1Linku deri te artikulli origjinal: Të punësuarit shqiptarë në Drejtorinë për menaxhim me kriza: Qufa, puthadorë dhe i paaftë

Data dhe koha e publikimit: 1.12.2016

Data e recensionit: 5.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë është përplot fjalë fyese, degraduese e akuza që janë të bazuara në informacion të një letre anonime nga një lexues i portalit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë është postuar letra në formë të lajmit, pa u munduar që të arsyetohet ose dëshmohet informacioni që jepet përmes tekstit, të bazohet në së paku dy burime, ose të merret për prononcim pala e dytë, e cila akuzohet.

“Zylfi Adili paaftësinë e tij që reflektoi gjatë mandatit te tij si drejtor për menaxhim me kriza u mundua ta fsheh çdoherë por servilitetin dhe përuljen e vazhdoi edhe me tej duke ecur në jetë prandaj edhe sot është në vendin ku i’a bëri vetes jo ku i ka shokët.”

Figura që atakohet nëpërmes tekstit që po e recensojmë është kandidat për deputet, ndërsa sulmi bëhet gjatë fushatës parazgjedhore. Andaj, për këtë tekst të njëanshëm mund të interpretohet se është pjesë e agjendave propaganduese partiake. Ndërkaq, krejtësisht e kundërta është puna e gazetarit, i cili pavarësisht bindjeve politike, derisa ushtron profesionin, duhet të jetë objektiv dhe të raportojë në mënyrë të saktë.

Mediat duhet të ofrojnë qasje për kritika konstruktive ndaj protagonistëve politikë, por jo edhe degradime dhe përmbajtje fyese.

Sipas etikës gazetareske, gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze.

Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, përkatësisë etnike, gjinisë, besimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, handikapit fizik, etj

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button