Gjorçev: 453.000 qytetarë do të tërbohen nëse u merret fitorja

VMRO-DPMNE sot në konferencën për shtyp theksoi se për atë se kush do ta formojë Qeverinë nuk vendos lideri i partisë opozitare por qytetarët.

“Për atë se kush do të vendosë dhe kush do ta formojë Qeverinë nuk vendos Zoran Zaev, vendosin qytetarët e Republikës së Maqedonisë, përmes vullnetit të shprehur të lirë. Populli votoi, tha në konferencën për shtyp anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev.

Zaev, i cili siç tha Gjorçevi, është bindshëm i dështuar dëshiron që të vjedhë fitoren e qytetarëve dhe të bëhet fitues.

“Populli zgjodhi, populli votoi, Maqedonia votoi. Nuk do t’i lejojmë ta vjedhë fitoren e qytetarëve dhe fitoren e Republikës së Maqedonisë”. tha Gjorçev.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button