Temperatura rekorde në Australi

Katër qytetet më të mëdha të Australisë këto ditë i ka kapluar temperaturë e ajrit me mbi 33 gradë Celsius, që është hera e parë gjatë 51 viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mediave të atjeshme, temperaturat rekorde në dhjetor janë regjistruar në qytetet Adelaide, Melburn, Canberra dhe Sidnej.

Parashikimi treditor i motit parasheh 35 gradë Celsius në Sidnej, 34 në Melburn dhe 33 në Canberra, nga e hëna deri të mërkurën.

Në Adelaide dhe rajonet përreth mund të pritet maksimum 34 gradë të hënën dhe të marten. Enti meterologjik i Australisë lëshoi paralajmërim për “valën e ngrohtë” për pjesët verilindore të kontinentit.

Në shtetin Viktoria shërbimi zjarrfikës ka lëshuar paralajmërim për rrezikun nga zjarri. Meteorologu John Turnbull pohon se ky mot i pazakontë i ngrohtë për fundin e vitit kalendarik.

Turnbull thekson se vala e ngrohtë ka rrezik shëndetësor për personat mbi 65 vjeç, shtatzënat, foshnjet dhe fëmijët, dhe të sëmurët kronik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button