Ja si të eliminojmë yndyrën e barkut, me këto mënyra alternative!

Mjetet alternative, të përdorura në shtëpi, për të ulur yndyrën në zonën e barkut shpesh mund të rezultojnë më efektive se sa trajtimet e kushtueshme në qendra kozmetike apo orët e gjata të shpenzuara në palestër. Por sigurisht kombinimi me një mënyrë jetese të përshtatshme dhe ecje për disa minuta çdo ditë, mund t’ju japin këtyre metodave alternative një “fuqi” të paimagjinueshme dobësimi, shkruan shendeti.com.al.

Boronicat: posedojnë acidet që punojnë si enzima dhe ndihmojnë tretjen e ushqimit në organizëm.

Mund të përzieni një gotë lëng boronice (bio) në 7 gota me ujë dhe ta konsumoni gjatë gjithë ditës, sidomos para mëngjesit, drekës dhe darkës.

Vaji i peshkut: është një burim i fuqishëm i acidit yndyror omega 3, i cili është tepër efektiv për eliminimin e yndyrës në zonën e belit.

Merrni një lugë vaj peshku në ditë dhe do të shihni se si yndyra e barkut do të zhduket për një kohë të shkurtër.

Nëse nuk mund të merrni vaj peshku, përfshini në menunë tuaj disa peshq të pasur me omega 3, si salmoni, skumbri dhe toni.

Xhenxhefill: është një tretës i natyrshëm. Çfarë do të thotë se kur konsumoni xhenxhefill, temperatura e trupit rritet duke djegur dhjamin në mënyrë më efektive.

Përgatisni një çaj me mjaltë, xhenxhefill dhe limon e lini të vlojë një pjesë prej 5 cm xhenxhefill të pastruar nga lëkura dhe të prerë në feta, në  4 gota me ujë për 10 minuta.

I shtoni limon dhe një lugë mjaltë.

Pini  një filxhan çaj xhenxhefilli çdo mëngjes dhe do të ndjeni përmirësime të dukshme!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button