Kosovë: Aktakuzë kundër deputetit për vjedhjen e 25 mijë eurove

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër Etem Arifit deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe Bajram Gashi për veprën penale Mashtrim në Subvencione, shkruan gazeta online Insajderi.

Deputeti Etem Arifi u akuzua edhe për veprën penale Ushtrimi i ndikimit. Ai është deputet nga Partia e Ashkalive të Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A. ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00€. Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit E.A. dhe B.G. dhe për persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej  22.900,00€ si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00€.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, deputeti Etem Arifi e kishte themeluar OJQ-në “Zëri i Ashkalinjve për Integrim”, dhe subvencionet prej mbi 25 mijë euro i kishte alokuar aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button