BE dhe Kuba nënshkruan Marrëveshje për dialog politik dhe bashkëpunim

Bashkimi Evropian dhe Kuba nënshkruan marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve – Marrëveshje për dialog politik dhe bashkëpunim.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri dhe punë të jashtme, Fedrika  Mogerini dhe shefi i diplomacisë kubane, Bruno Rodrigez Parilja.

“Marrëveshja e parë ndërmjet BE-së dhe Kubës në histori… parasheh dialog të përforcuar, bashkëpunim më të mirë bilateral dhe aksione të përbashkëta për çështje bilaterale”, kumtoi paraprakisht Këshilli i BE-së.

Mogerini theksoi se me Marrëveshjen BE është e gatshme ta mbështesë modernizimin ekonomik dhe social në Kubë.

Negociatat për Marrëveshje për dialog politik dhe bashkëpunim u zhvilluan në shtatë raunde – prej prillit të vitit 2014 deri në mars të vitit 2016, Dokumenti duhet të miratohet nga Europarlamenti.

Deri më tani Kuba ishte shteti i vetëm jugamerikan pa marrëveshje për bashkëpunim ndërkombëtar me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button