Akreditohen 3.292 vëzhgues vendor dhe 265 të huaj për zgjedhje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare janë akredituar 3.292 vëzhgues vendor dhe 265 të huaj. Në kuadër të këtij misioni janë akredituar edhe 213 përkthyes.

Sipas të dhënave në faqen e KSHZ-së, shoqata joqeveritare “Most” ka akredituar 1.777 vëzhgues, Shoqata qytetare për Demokraci dhe Ngritjen e Vetëdijes Qytetare “Lëvizja Vepro” ka akredituar 1.500 vëzhgues, Qendra për Zhvillimin e mediave me 9 vëzhgues dhe shoqata tjera me numër më të vogël vëzhguesish.

Nga misioni i OSBE/ODIHR janë akredituar 41 vëzhgues dhe 146 përkthyes, OSBE me 91 vëzhgues, Ambasada e SHBA-ve me 27 vëzhgues dhe 54 përkthyes, Misioni i BE-së me 27 vëzhgues si dhe ambasadat e vendeve të rajonit dhe vendeve tjera me numër të vogël të vëzhguesve.  Këto të dhëna janë për të akredituarit vetëm për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 13 prill, ndërsa afati për akreditimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdon deri më 22 prill. Geert-Hinrich Ahrens
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR do të udhëhiqet nga diplomati gjerman Geert – Hinrich Ahrens, i cili për së dyti herë monitoron procesin e zgjedhjeve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button