Ëmbëlsira që garanton shëndetin e zemrës

Një studim amerikan i drejtuar nga JoAnn Manson, i Brigham and Women’s Hospital në Boston, së bashku me studiuesit e Fred Hutchinson Cancer Research Center në Seattle, ka zbuluar një ushqim i cili është aleat shumë i mirë për shëndetin e zemrës.

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë është bërë gjatë viteve të fundit protagoniste e studimeve të ndryshme në saj të vetive që përmban.

Nga ana e studiuesve thuhet se dobitë e çokollatës bazohen te antioksidantët e kakaos, nëpërmjet së cilës ekspertët kanë krijuar koncentrate çokollate, të cilat mund të merren si pilula.

Studiuesit monitoruan 18 mijë persona të të dy gjinive, duke iu dhënë nga dy pilula çokollate në ditë, të cilët u monitoruan për tre vjet.

Në përfundim të studimit rezultoi se shëndeti i zemrës së tyre ishte më përmirësuar dukshëm./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button