“MOST”: Dy votues e kanë fotografuar votën
![Njeri i parë i MOST, Darko Aleksov](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/783B0D77D1AE5F7F57461667CC88EDD6.jpg?fit=400%2C300&ssl=1)
Dy votues në dy vendvotime të ndryshme i kanë fotografuar fletat e votimit prapa kabinës së votimit. Këtë e kanë regjistruar vëzhguesit e Asociacionit Qytetar “MOST”. Në njërin nga rastet anëtarët e Këshillit Zgjedhor nuk e kanë hetuar këtë parregullsi, ndërkaq tjetrin rast e kanë paraqitur në polici, transmeton Portalb.
“MOST” ka regjistruar gjithashtu edhe vonesë e hapjes së disa vendvotimeve për shkaqe teknike.