Cazeneuve kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë

Kryeministri i Francës Bernard Cazeneuve tha se këtë vit janë parandaluar 17 sulme në vend dhe se do të kërkojë nga parlamenti ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit të shtunën Cazeneuve theksoi se parlamenti lidhur me propozimin e tij do të votojë javën e ardhshme.

Ai tha se vazhdimi i gjendjes së pestë të jashtëzakonshme është “absolutisht i nevojshëm” për të siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të mbrojtjes në vend për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme në pranverë.

Cazeneuve vlerëson se periudha parazgjedhore me takime të shumta politike dhe tubime rrit rrezikun nga sulme “për ata që duan ti sulmojnë vlerat tona demokratike dhe parimet e republikës të cilat i mbajmë në zemrat tona”.

Në Francë në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse në Paris më 13 nëntor të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button