Koncerti super i njohur i Vienës vjen në Tiranë në 2 janar, ja ku do të zhvillohet
Një premtim i hershëm i Kryeministrit Rama pas takimit me violinistin shqiptar të Filarmonisë së Vienës, Shkëlzen Doli për të sjellë Koncertin e famshëm të Vienës në Tiranë, u bë realitet.
Sot Rama ka shkruar që, pas një pune intensive në bashkëpunim me Dolin, Koncerti i Vienës do të organizohet në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve në datën 2 janar, një ditë pas Vienës, shkruan RevistaClass.
Shkëlzen Doli dhe Ansambli Filarmonik i Vienës do të intepretojnë për spektatorët shqiptarë në Tiranë në një koncert të rrallë. “Koncerti i Vienës në Tiranë! Një ëndërr bëhet realitet Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dollin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vienës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.
Në videon e publikuar njoftohet që shitja e biletave do të nisin të shiten në datë 15 dhjetor. Ndoshta sërish do të jetë Kryeministri që do të japë detaje.