BDI: Përcaktimi strategjik për NATO mbetet më shumë deklarative në Maqedoni

Në ditën e themelimit të aleancës më të fuqishme të botës dhe garantit  më të madh të sigurisë dhe paqes së anëtarëve të saj, NATO, BDI, shpreh keqardhje se në skenën politike në Maqedoni, përcaktimi strategjik për NATO mbetet më shumë deklarative se thelbësore.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vlerësuar se Maqedonisë më tepër se kurdoherë i duhet politikë shtete formuese për anëtarësim në NATO dhe BE dhe jo arsye pse nuk mund të arrihet ky qëllim strategjik i përbashkët. 

Sipas kësaj partie, ngjarjet e fundit në Krime dhe prononcimet e zyrtarëve të lartë të NATO për fuqizim të kësaj organizate, janë porosi e qartë se në çfarë drejtimi duhet të lëviz vendi ynë. 

Ata thonë se Ukraina është shembulli më i mirë se sa e rrezikshme është që një shtet multietnik të jetë jashtë ombrellës së NATO-s dhe mbështetjes së UE-së. 

“Shikuar nga kjo distancë kohore, duket profetike kërkesa e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti dhënë para disa muajsh, Maqedonisë i duhet NATO sot dhe në këtë moment. Nuk ka çati më të sigurt se anëtarësimi në NATO dhe BE”, tha në konferencën për gazetarë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme ishte mu me këtë qëllim, të kërkoj ide dhe alternativa që do t’u ofrohen qytetarëve për hapjen e proceseve integruese e posaçërisht anëtarësimin në NATO. 

“BDI është e vetëdijshme se kjo ide madhore nuk është përgjegjësi vetëm e një komunitet dhe nuk mund ta shty vetëm nga një komunitet cilido qoftë ai andej, edhe shpalosi idenë e kryetarit konsensual me qëllim parësorë, unifikimin e dy komuniteteve më të mëdha në gjetje e rrugës së përbashkëta për këto procese”, vijoi ai. 

BDI, shton Osmani, si parti e përkushtuar deri në fund për integrimet euro atlantike, apelon deri tek partitë politike, intelektualët, shoqatat dhe institucionet shkencorë arsimore ta analizojnë me kujdes këtë ide dhe ti bashkëngjiten karvanit të tyre, që do ta përshpejtojmë rrugën drejtë integrimeve euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button