Vjedhie në dy bastore në Shkup
![Ilustrim](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/4B7E27CB97D1B0EB210938B7BFA2BA5E.jpg?fit=400%2C341&ssl=1)
Dy bastore të “Sport lajf” në Shkup mbrëmë janë grabitur.
MPB informon se mbrëmë në orën 18:10 është paraqitur se në orën 17:40 në rr. “Blagoja Stefkovski” më saktë në bastoren sportive “Sport lajf”, një person i panjohur i maskuar me pistoletë nga e punësuara e ka marrë fitimin ditor.
Grabitja e dytë ka ndodhur në orën 20:30 në rr. “Tale Hristov” ku një person i panjohur me kërcënim me pistoletë nga e punësuara ka marrë tani për tani shumë të pakonfirmuar parash.
Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e tërësishme të rasteve.