Rreziqet e të qenurit dembelë

Ekspertët besojnë se të qenurit inaktivë sjell vdekjen e parakohshme, (pas pirjes së duhanit) – si pasojë e niveleve të larta të presionit të gjakut dhe të kolesterolit.

Një hartë e re interaktive, e krijuar për “The Conversation” zbulon dëmet e vërteta që ju shkakton thënia “jo” palestrës.

Sipas kërkimeve të dy studiuesve australianë, dembelizmi rrit rrezikun për tu prekur nga sëmundja e Alzheimer me 13%. Ndërkohë, mundësitë për të patur një goditje janë 37%, diabet i tipit të dytë 70% dhe një atak në zemër 82%.

“Mos harroni rrezikun e lartë të kancerit në mushkri, gji, mëlçi, stomak, fshikës e pankreas,” thotë Profesor Tim Olds dhe Dr Carol Maher, të dy nga Universiteti i Australisë së Jugut, transmeton Oranews.tv.
Por dembelizmi nuk ndikon vetëm në shëndetin tuaj fizik. Studime të mëparshme tregojnë se të rriturit që nuk bëjnë ushtrime kanë 150% më shumë mundësi për të rënë në depresion, gje që çon në një mundësi 54% më të lartë për të kryer vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button