Doja të shëndoshesha pak, por e tejkalova… Luana tregon sa kile ka shtuar

Luana Vjollca ka qenë e ftuar në Top Shoë për të folur për këngën “Je veç ti” apo projektet televizive, por nuk kanë mbetur jashtë diskutimit tema e dashurisë apo pamjes së jashtme që intrigojnë shumë te një personazh si Luana. Ndërsa ia mbylli gojën me një ngjitës, gazetarit Ervin Kurti që e pyeti nëse kishte ndikuar një dashuri ndryshimet e saj të fundit, për peshën foli vetë, shumë sinqerisht.

“Doja të shëndoshesha, por e kam tejkaluar. Kam shtuar 16 kilogramë. Tani premtoj që do humbasë 2 kg sepse nuk po marr dot frymë”, ka thënë Luana edhe pse dukej në formë shumë të mirë, e veshur me një kostum të bardhë dhe me forma të harkuara, shkruan RevistaClass.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button