Zanfina nuk e ‘ndien’ ndarjen

Këngëtarja e cila e ruan me xhelozi jetën e saj private, Zanfina Ismajli duket se është në top formë edhe pas ndarjes nga i dashuri i saj.

Ndonëse nuk ka rrëfyer asnjëherë për lidhjen e saj, lajmi erdhi vetëm atëherë kur ajo i dha fund lidhjes me këtë biznismen. Por, kjo nuk ka ndikuar që Zani të humb freskinë e saj, përkundrazi ajo duket më mirë se kurrë. Këtë e dëshmon edhe kjo foto që këngëtarja ka postuar në Instagram së fudmi.

Këngëtarja e cila është shëndrruar nga bionde në zeshkane, ka marrë komplimente të shumta nga fansat, ku kërkesë e tyre kryesore ka qenë që Zanfina të vijë në duet me motrën Adelina Ismajli.

Ndryshe, ajo ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, duke pritur sezonën e verës si kohën më të përshtatshme për të sjellë këngë të reja./ 10minuta

Lajme të ngjashme

Back to top button