Meta: Rugova ishte vizionari evropian

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga delegacioni i këtij shteti me rastin e vizitës në Kosovë ka bërë homazhe tek varri i ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

“Të vish në Kosovë në Prishtinë, në këtë kryeqytet të këtij shteti, i cili po afirmohet çdo ditë si shtet i pavarur, si shtet demokratik, si një shtet evropian, nuk mundet të mos jesh i detyruar, i obliguar për të ardhur edhe këtu ku prehen eshtrat e frymëzuesit të Kosovës demokratike, të Kosovës së pavarur, të vizionarit evropian, i cili frymëzoi këtë rezistencë paqësore dhe i cili realizoi aksione ndërkombëtare të çështjes së Kosovës e cila shërbeu si një bazë shumë e rëndësishme më parë për vet rezistencën e popullit të Kosovës edhe për atë koalicion të jashtëzakonshëm që solli fundin e gjenocidit millosheviçian në Kosovë dhe që hodhi themelet për një Kosovë demokratike, evropiane për të g jithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Meta gjatë vizitës tij në Kosovë sot, ka zhvilluar edhe takime të tjera me kryeparlamentarin e Kosovës Jakup Krasniqin si dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

I pari i Kuvendit, gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe do të bëjë homazhe tek kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button