Itali, treni shtyp dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën të enjten pasdite në një aksident pak metra larg stacionit të Rho-së, në afërsi të Milanos, njofton Top Channel.

Sipas të dhënave të deritanishme, dy të rinjtë, 23 dhe 25 vjeç, duket se kanë qenë duke ecur pranë binarëve kur ka kaluar një tren pasagjerësh që udhëtonte drejt Varezes. Me sa duket, për shkak të errësirës nuk kanë parë trenin e nuk dihet se pse nuk e kanë dëgjuar mbërritjen e tij.

Qe e kotë ndërhyrja e menjëhershme e personelit mjekësor. Pas orës 19:20 kur ndodhi aksidenti, linja mbeti e bllokuar për mbi një orë.

Pas shqyrtimeve fillestare në vendngjarje nga policia shkencore, rasti tani i ka kaluar për hetim policisë hekurudhore, që duhet të hedhë dritë mbi arsyet e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button