KSHZ i publikoi oraret e konferencave për shtyp

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i ka publikuar orarin e konferencave për shtyp, që do t’i mbajnë sot dhe nesër në hapësirat e tyre, njofton Portalb.

Sot KSHZ mbanë konferencë në ora 12:00, në të cilën do të flitet për logjistikën e ditës së votimit, ndërkaq për nesër janë caktuar tre konferenca për shtyp. E para do të jetë në ora 11:00, e dyta 14:00, ndërkaq e treta në ora 18:00. Prej orës 19:00  andej, do të deklarohen rezultatet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Konferencat për shtyp do të jenë të hapura për mediat e brendshme dhe të jashtme, vëzhguesit e akredituar të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe për personat e autorizuar”, thonë nga KSHZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button