Cili nga kandidatët presidencial mund të arrijë unitetin kombëtar dhe ndëretnik?

Cili prej katër kandidatëve për President më shpejtë do të arrijë unitetin në planin nacional dhe ndëretnik të shtetit.

Ja qëndrimet e tyre:

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov me paraqitjet e tij nëpër Maqedoni kërkon unitet shtetëror për mbrojtje të interesave nacionale. 

“Njëherë thash dhe do ta përsëris, çka është e jona do të vijë. Por ne të jemi të përkushtuar dhe të kemi një zë jashtë Maqedonisë. Të kemi unitet shtetëror dhe të gjitha institucionet të punojnë dhe funksionojnë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ivanov në një miting në Berovë.

Me bilborde edhe në gjuhën shqipe, kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski mundohet t’ju afrohet votuesve shqiptar por të tregoj edhe se angazhohet për bashkëjetesë dhe tolerancë.

„Dibra ashtu siç ka qenë tradicionalisht, me shekuj, është ruajtur si model për bashkëjetesë, për jetë të mirë ndërmjet të gjitha bashkësive etnike pa dallim feje. Un e dua këtë model të bashkëjetesës dhe dua ta shoh të funksionojë në gjithë Maqedoninë”, ka deklaruar Pendarovski në Dibër.

Për unitet të shtetit angazhohet edhe kandidati i GROM-it Zoran Popovski.

“Është koha e fundit të japim dorën njëri tjetrit, të bashkohemi rreth prioriteteve të rëndësishme nacionale dhe para opinionit ndërkombëtarë të tregojmë dinjitet dhe seriozitet”, deklaroi Popovski.

Edhe kandidati i PDSH-së Iljaz Halimi ka deklaruar se nëse ai bëhet president, do ta forcoj bashkëjetesën në vend.

“Maqedonia është shtet multietnik, për këtë shkak do të angazhohem për bashkëjetesë dhe forcim të marrëdhënieve ndëretnike”, tha Halimi në një miting.

Lajme të ngjashme

Back to top button