Moti, i ndryshueshëm me diell dhe vranësira

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Deri në fund të ditës vranësirat çdo kund do të shtohen. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 25 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha me diell, ndërsa deri në fund të ditës me vranësira të shtuara dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri shtatë gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri 23 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të ketë reshje të shiut. Vende-vende pritet që reshjet të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht të shtunën pasdite deri të dielën pasdite, kur gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe destabilizim me reshje të rrëmbyeshme dhe me bubullima. Të shtunën do të fryjë edhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button