Aleanca për Shqiptarët, Nexhmedin Sadiku

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Nexhmedin Sadiku, kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Ideologjinë e qendrës.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Rritja e pagave të mjekëve specialist. Investime në infrastrukturë, mjete dhe krijimin e kushteve më të mira për ushtrimin e profesionit të mjekut.
A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Mjeket që do të specializojnë për degë të veçanta ose ata të cilët do të ushtrojnë detyrën e mjekut specialist në zona rurale dhe të varfra, specializimi i tyre të bëhet falas.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Të gjithë të interesuarit për investime nga jashtë,  politika lehtësuese si dhe sistem tatimor të përballueshëm; Lehtësira tjera për të gjithë ata që punësojnë mbi 10 persona; Hapja e vendeve të punës si dhe kthimi i mundësive të barabarta për të gjithë.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Paga minimale në Maqedoni duhet të jetë 15 000 den. Lufta ndaj informalitetit dhe ekonomisë së zymtë.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Barazi të plotë, duke mos përjashtuar diskriminim pozitiv ndaj gjinisë femërore derisa të rritet niveli i ndërgjegjes për barazi gjinore.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Jemi për ndalim të abortit, njëkohësisht për informim të plotë dhe ndihmë të pa-rezervë për nënat e reja. Më shumë mbështetje financiare për rritje te natalitetit.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Qëndrimi im personal është jo.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Ndryshime të kodit penal dhe rritjen e dënimeve ndaj ndotësve të ambientit; Zbatimin e rreptë të të gjitha konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtje të ambientit si dhe nxitjen e burimeve alternative të energjisë, siç është ajo solare; Lehtësime për investitorët nga jashtë që do të investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Religjion
A jeni fetar?

Po, besoj në Zot.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Po, jemi për shkurtimin e administratës. Të bëhet në mënyrë sistematike dhe me metodologji mirë të përcaktuar. Administratorët të testohen për njohuritë e tyre çdo 2 vite si dhe politika për modernizimin e saj.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Pa asnjë dilemë!

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Ekipi punues, i përbërë nga njerëz adekuat të kësaj fushe do të vendosin për të njëjtën. Personalisht jam për shkarkimin (dislokimin) e disa përmendoreve, për të fituar edhe hapësira shtesë publike.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Dekriminalizimi duhet patjetër të zbatohet.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA si parter strategjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button