Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore

Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti do të jetë prezent në një tubim me banorët e Shipkovicës ku do të bashkëbisedojnë së afërmi për çështje të ndryshme, ndërsa ditën e fushatës do ta përfundojë me një tubim qendror në qytetin e Gostivarit.

Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Çair.

Tubim qendror në Shkup do të mbajë Aleanca për shqiptarët.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në ButelGazi Babë dhe Shuto Orizare, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovish dhe në Strumicë.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të Odave ekonomike të Maqedonisë.

Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, i kryesuar nga Lidhja demokratike do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.

Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunën Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button