Arsimi, partitë politike premtojnë reforma të reja

Gjatë viteve të fundit jemi dëshmitarë se janë bërë eksperimente mjaft të mëdha me arsimin fillor, të mesëm dhe universitar. Janë ofruar paketa me reforma dhe janë miratuar e ndryshuar ligje, janë realizuar testime interne e eksterne. Mirëpo të cilat vlerësohen si të dështuara nga të gjithë të involvuarit që ishin viktimë e këtyre reformave, njofton Portalb.mk. Ja vlen të përmendet edhe arsimi shqip i cili është në një gjendje të mjerueshme edhe pse ky dikaster udhëhiqet nga ministri shqiptarë.

Përkundër kësaj, partitë politike vazhdojnë të premtojnë reforma në arsim, mirëpo sa do të jenë cilësore dhe kualitative ato, ngelet të shihet pas zgjedhjeve.

BDI: Do të krijojmë kushte, hap pas hapi, për krijimin e shkollave-model

Arsimi si proces është esenca e progresit të një shoqërie dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin, ngritjen, avancimin, mirëqenien e një vendi . Ai është investim kombëtar dhe si i tillë është i rëndësishëm për të gjithë, prandaj kapitali më i vlefshëm është ai që investohet në njeriun.

Arsimi, nuk është vetëm i rëndësisë së ngritjes kulturore-arsimore e morale të popullit, por ai ka edhe rëndësi të veçantë në rritjen e vlerave materiale e ekonomike të vendit, sepse një kapital i këtillë i diturive që do të përvetësojë njeriu do të shndërrohej në një kapital frytdhënës vlerëson  BDI në programin parazgjedhor.

“Duke u nisur nga realiteti se një shoqëri e shëndoshë dhe e arsimuar mirë, bazohet mbi Dijet dhe Shkathtësitë, Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet që synimet e tilla t’i nxisë, ndihmojë dhe realizojë, me qëllim që të ndërtohet një shoqëri që do tu bëjë ballë sfidave të kohës post-moderne. Në këtë drejtim do të formatizohen planet dhe programet mësimore, duke i dhënë theks të veçantë mësimit dhe punës praktike, për rritjen e shkathtësive dhe mendimit inovativ/kreativ te nxënësit, që të jenë sa më të përgatitur për tu bërë ballë sfidave të tregut të punës (Lëndë lidhur me biznesin, ndërmarrësinë dhe inovacionin).

Përgatitja e arsimtarit për të ofruar informata, njohuri të reja, por gjithnjë duke luajtur rrolin e një koordinatori gjatë orës së mësimit, është një nga nevojat e kohës. Rritja e aftësive profesionale dhe kompetitive, e cila do të dëshmohet përmes mekanizmave të licencimit që do të vendosim Ne, e që do të realizohen në mënyrë institucionale përmes Institucioneve të reja të formuara (Akademia për arsimtarë), do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë, përkushtimit dhe përgjegjësisë.

Do të krijojmë kushte, hap pas hapi, për krijimin e shkollave-model, bazuar në standarde të dëshmuara evropiane, përmes rritjes së kapaciteteve infrastrukturore, kadrovike (mirë të trajnuar dhe profesionalisht të ndërtuar). Shkollat do të jenë vatër ku do të krijohen, zhvillohen dhe implementohen shumë projekte dhe aktivitete, në drejtim të realizimit të vlerave integruese arsimore dhe më gjerë”, thuhet në platformën e BDI-së.

Rilindje me Besë: Synimi ynë primar do të jetë ngritja e cilësisë së arsimit

Synimi ynë primar në aspekt të arsimit do të jetë ngritja e cilësisë dhe zhvillimi i politikave arsimore që do të jenë në frymën e zhvillimit të shoqërisë në aspekt intelektual-shkencor, moral, ekonomik dhe kulturor, thuhet në programin e Rilindje me Besë.

“Koalicioni “Rilindje me BESË” do të bëjë pjesë të programimit qeveritar edhe Strategjinë për zhvillimin e arsimit dhe shkencës së shqiptarëve në Maqedoni.

Me këtë strategji përfshihet: modernizimi i objekteve mësimore (meremetimin dhe ndërtimin e plotë të tyre), pajisja e objekteve shkollore me mjetet e nevojshme për arsim cilësor; aftësimi profesional i kuadrit mësimor në trajnime të ndryshme në vend dhe jashtë; krijimi i teksteve të reja shkollore të Gjuhës shqipe, Letërsisë shqipe, Historisë, Artit figurativ, Arsimit muzikor, Etikës së religjioneve, si dhe të të gjitha lëndëve mësimore që kanë lëshime dhe gabime përmbajtjesore dhe teknike; bursa për studime dhe specializime – ndarja e bursave për specializime për së paku 200 studentë shqiptarë në vit për të studiuar dhe specializuar nëpër universitetet më prestigjioze në botë, me marrëveshje që ata të kthehen të punojnë në Maqedoni në 10 vitet e ardhshme; fuqizimi i rolit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, në kuptim që të mbahet llogari deri në maksimum dhe pa asnjë tolerancë për cilësinë e arsimit;  përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve me këshilltarë në BZHA dhe krijimi i silabuseve konform kërkesave për një arsimim bashkëkohor të nxënësve shqiptarë;  çdo vit do të rritet nga 12.3 % rroga e punonjësve të arsimit dhe shkencës, ashtu që për katër vitet e ardhshme, rroga e tyre do të rritet për 50% (mënyra e rritjes së rrogave: shkurtimi i administratës së shkollave, përmes sistemit të tyre në administratën publike dhe shtetërore dhe ridestinimi i shpërndarjes se buxhetit për arsye strategjike në arsim)”, qëndron në platformën e Rilindje me Besë.

Aleanca për Shqiptarët: Do të bëjmë departizimin dhe depolitizimin e plotë në arsim

Aleanca për Shqiptarët, për të arritur standardizim, modernizim dhe efikasitet evropian në proces të arsimimit ka hartuar strategji reformuese afat mesme dhe afatgjate.

“Shtyllat kryesore të zhvillimit të sistemeve arsimore janë tre: funksional, strukturor dhe institucional. Në këtë kuptim, Aleanca për Shqiptarët do të ndërmerr një sërë aktivitetesh reformash që do t’i mbërthejnë të gjitha nivelet e arsimit. Që do të përfshijnë të gjitha nivelet e sistemit arsimor këtu.

Riorganizimi i rrjetit të shkollave bazuar në reformat bashkëkohore të sistemeve shkollore si dhe një vëmendje e veçantë Aleacna do t’i kushtojnë arsimit universitar. Reformat në arsimi e mesëm duhet të orientohen nga profesionalizimi i arsimit që të jetë një bazë e fortë për krijimin e një fuqie punëtore. Do të angazhohet për departizimin dhe depolitizimin e plotë të arsimit nga të gjitha nivelet, ndërsa universiteteve do tua kthejë autonominë në tërësi”, thuhet në platformën e Aleancës.

VMRO: Do të vazhdojmë me investime në arsim

VMRO-DPMNE ka përfshire edhe projektet e saja në fushën e arsimit me ç’rast në program thuhet se investimet në arsim janë investimet më të mira me afatgjatë.

“Në periudhën e ardhshme do të vazhdojë ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave dhe infrastrukturës studentore, modernizimi i procesit arsimor nëpërmjet programeve të reja, me anë të sistemeve më të mira dhe suksesshme në Evropë. Do të fusim në përdorim teknologjitë informative dhe do të rrisim përkrahjen e hulumtimeve shkencore, do të motivojmë gjithashtu edhe kuadrin arsimor.

Shkollat do t’i mundësojnë  nxënësve që të marrin njohuritë e duhura dhe të bëhen gati për tregun e punës. Me këtë ata do të jenë të përgatitur dhe do të jenë të aftë për të punuar. Gjithashtu do të krijojmë trajnime të ndryshme për mësimdhënësit me qëllim që të jenë sa më efikas në punën e tyre”, thuhet në platformën e VMRO-së”, thuhet në platformën e VMRO-së.

LSDM: Do të sigurojmë arsim shtetëror kualitativ

Në programin e LSDM-së qëndron se do të sigurojnë arsim shtetëror kualitativ nëpërmjet parimit të modelit të suksesshëm evropian.

“Për të gjitha reformat në arsim do të krijojmë debate publike dhe do të konsultohemi. Menjëherë do të ndërkrejmë testimin ekstern, do të ulim numrin e lëndëve, do të ulim numrin e nxënësve në paralele, ku do  të ketë maksimum 25 nxënës, me qëllim që mësimi të jetë kualitativ.

Për ti liruar fëmijët nga presioni për nota, në vitet e para të shkollimit, notimi prej 1-5 do të jetë vetëm më shkrim. Kualitetin e arsimit do ta sigurojmë me shpërblime dhe jo me dënime. Shkollat dhe mësimdhënësit më të mirë do të shpërblehen publikisht.

Do të fusim mundësi për përfundimin e vitit të dytë dhe të tretë në shkollat e mesme profesionale. Qëllimi jonë është që çdo ditë sport për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Në fakultete do të krijojmë programe arsimore që kërkon tregu i punës, shkurtimin e programeve studimore që mundësojnë njohuri praktike të studentëve të diplomuar. Do të fillojmë me planin për rikonstruimin dhe ndërtimin e çerdheve të reja me qëllim të të rrisim për 50 për qind numrin e fëmijëve në çerdhe” thuhet në paltformën e LSDM-së.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button