Ashton: 230 orë dialog- meritat për progresin Thaçi e Daçiq

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton shpreson se ajo çfarë bëjnë kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do t”u shërbejë si shembull të gjithëve në rajon.

Duke iu drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian, Ashton ka përgëzuar pjesëmarrësit në dialogun që zhvillohet në mes të Kosovës e Serbisë.

“Shpresoj sinqerisht se ajo që është arritur në dialog do shërbejë si inspirim dhe do jetë shtytje për të tjerët në Ballkanin Perendimor “, u shpreh baronesha Ashton.

Ajo ka pranuar se ne procesin e dialogut ka shpenzuar shumë kohë, siç u shpreh gjithsej 230 orë, por meritat për të arriturat në proces ua la akterëve kryesor të dialogut: du kryeministrave që vijnë nga Prishtina, përkatësisht Beogradi.

“Patëm organizim të suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe integrimin e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në sistemin juridik kosovar”, tha shefja e diploamcisë evropiane duke cilësuar se dialogu gjithnjë e më shumë po shndërrohet në pjesë të integrimeve evropiane dhe kjo sipas saj vlenë për të dyja palët.

Lajme të ngjashme

Back to top button