Ja pse lakuriqi i natës është kafsha më e rrezikshme në botë!
Nëse keni menduar se kafsha më e rrezikshme në botë është krokodili, peshkaqeni apo një kafshë tjetër, e keni gabim. Të paktën kështu thotë një studim, i cili më të rrezikshmin e nxjerr lakuriqin e natës, transmeton lajmi.net.
Nga studimet e bëra është arritur në përfundimin se lakuriqi i natës mund të transmetojë virusin e tërbimit dhe virusin e etheve hemorragjike, gjatë kafshimit që u bënë kafshëve të tjera, si lopët apo delet.
Më pas nga këto kafshë virusi transmetohet te njerëzit.