Hapet Zyra Rajonale e Rinisë

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është hapur me rastin e Ditës së Rinisë, Zyra Rajonale Rinore, një nismë e prezantuar në Samitin e Parisit, në funksion të procesit të Berlinit mes vendeve ballkanike, njofton Top-Channel.

I pranishëm në inaugurimin e saj, kryeministri Edi Rama tha se kjo nismë frymëzohet nga bashkëpunimi rinor franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore dhe rolit që luajti ai në procesin e paqtimit dhe bashkëveprimit mes dy vendeve.

Kryeministri tha se sot vendet e Ballkanit gjenden në një kontekst tjetër, pasi ekziston një atmosferë paqeje, pavarësisht nëse nuk dakordësohemi mbi gjithçka mes njëri-tjetrit.

Rama e vlerësoi këtë zyre si një iniciativë mjaft të vyer për të nxitur më tej bashkëpunimin e harmonizuar në funksion të rrugës së përbashket drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button