Politikanët më të rëndësishëm në Europë, një shqiptar mes tyre

Fati i Europës është në duart e shumë politikanëve, megjithatë, disa prej tyre kanë ndikim më të madh se kushdo. Gazeta e përjavshme ekonomike, “Politico Europe”, ka bërë një përzgjedhje të 28 politikanëve, që sipas saj janë me më shumë ndikim në Europë.

142a3aefa98074a645470e1801b62b43

Mes emrave të famshëm, si Federica Mogherini, apo Erdogan, është edhe një shqiptar. Flasim për Shpend Ahmetin, kryebashkiakun e Prishtinës, i cili duket se mes shqiptarëve është i vetmi që arrin të influencojë zhvillimet politike.

Vendin e parë për ndikim e zë prefekti i Londrës, Sadiq Khan, ndërsa pas tij është liderja e partisë Aleternativa për Gjermaninë (AfD), Frauke Petry, e shquar për deklaratat ksenofobe, por edhe si rivalja kryesore e Merkel.

Ndërsa Ahmeti, edhe pse i 28-i në listë, vlerësohet për rolin e tij në politikën e Kosovës, si figura qendrore opozitare, i cili prej kohësh ka nisur betejën kundër pushtetit të Hashim Thaçit. Në artikullin e saj, “Politico Europe” shkruan për Shpend Ahmetin se, “Kosova mund të ketë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare me pranimin në FIFA dhe me medaljen e artë olimpike në Rio. Por për Shpend Ahmetin, kryetar i Prishtinës, ndërtimi i shtetit fillon nga baza”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button