Kosovë, 4 të arrestuar për përfshirje në vepra penale

Policia e Kosovës, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion policor me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me “Falsifikim i dokumenteve”, “Uzurpim i paligjshëm i pronës së patundshme”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” si dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga PK bëhet e ditur se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një operacion policor në katër lokacione të ndryshme, me ç ‘rast janë shoqëruar në polici katër persona ndaj të cilëve është duke vazhduar procedura e intervistimit.

“Ky operacion policor është realizuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me ‘Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, Falsifikim i dokumentit zyrtar neni 434, Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme neni 332, dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 i KPRK-së'”, thuhet në njoftim nga PK.

PK bën të ditur se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e asistuar nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Prishtinë ka realizuar bastisje në katër lokacione në territorin e komunës së Graçanicës dhe Prishtinës dhe se gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale dokumentacione relevante, të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Një nga të dyshuarit, të komunitetit serb është në arrati dhe në kërkim policor, kurse katër persona të tjerë janë shoqëruar në polici.

“Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme sipas autorizimeve të prokurorit kompetent të rastit”, bën të ditur PK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button