Ministri Lutfiu mori pjesë në shënimin e patronatit të Fakultetit Pedagogjik në Shkup

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sot mori pjesë në akademinë solemne me rastin e shënimit të patronatit të Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup.

“Sot, Fakulteti Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski”, fakultet në përbërje të Universitetit  “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, është institucion i lartë arsimor me renome, i cili me të arriturat mësimore shkencore paraqet shembull se si duhet t’i përkushtohet një veprimtarie, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e drejtë të një shteti dhe shoqërie në tërësi, pra ky është arsimimi”, potencoi Lutfiu.

Ky institucion i lartë arsimor, me përkushtim të madh ndjek arritjet bashkëkohore në disciplinat shkencore dhe metodike, të cilat janë të rëndësishme për formimin e mësimdhënësve të grupit klasor dhe grupit parashkollorë.

Mësimi në Fakultetin Pedagogjik zhvillohet në tre gjuhë: gjuhë shqipe, maqedonase dhe turke me ç’rast ky Fakultet paraqet një mjedis të veçantë multikulturor dhe multikonfensional.

Gjithashtu ministri Lutfiu shtoi se: “Me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim në të gjitha ciklet, angazhimet tona si Qeveri dhe Ministri , ishin dhe janë në drejtim të krijimit të një sistemi për vlerësimin e cilësisë, vlerësimin dhe arritjet e institucioneve arsimore, për të realizuar përcaktimin për demokratizim, si dhe përmirësimin e procesit mësimor dhe avancimin e infrastrukturës arsimore të institucioneve arsimore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button