Egjipt, Aleanca pro-Mursi bën thirrje për protesta të reja

Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit të enjten bëri thirrje për një javë të freskët të demonstratave kundër largimit të presidentit të zgjedhur me vota të lira, Muhamed Mursi nga ushtria verën e kaluar.

Në një deklaratë, Aleanca u bëri thirrje mbështetësve të shprehin solidaritet me “luftën e studentëve të universiteteve, në veçanti studentët e Universitetit Al – Azhar.”

Në përleshjet e përsëritura me forcat e sigurisë kanë mbetur shumë studentë të vdekur nga ky universitet, qindra të plagosur dhe qindra të tjerë të arrestuar në muajt e fundit.

Të dielën, dy studentë të  Al – Azhar u vranë kur forcat e sigurimit shpërndarë protestuesit të cilët kërkonin lirimin e kolegëve të arrestuar gjatë demonstratave të mëparshme.

Protestuesit pro- legjitimitetit kanë organizuar mitingje pothuajse të përditshme që prej rrëzimit të Mursit./ mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button