Svilanoviq: BE-ja menjëherë të fillojë negociata për anëtarësim me të gjitha gjashtë shtetet ballkanike

Këshilli Evropian duhet të sjellë vendim urgjent për mbylljen e negociatave për anëtarësim me të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, porositi sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC), Goran Svilanoviq, në konferencën e sotme “Ballkani: Rritje e lidhshmërisë në rrugën drejt BE-së”, që në organizim të organizatës joqeveritare “Miqtë e Evropës” mbahet në Bruksel.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në këtë konferencë në të cilën ishin të pranishëm edhe ish-komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, si dhe përfaqësues të lartë të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAC), të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe ministra nga vendet e Ballkanit, Svilanoviq shtoi edhe se “nëse nuk fillon negociata, të paktën BE-ja të fillojë shqyrtimi me të gjitha shtetet e Ballkanit në kapitullin 23 dhe 24”.

“Zgjerimi në stilin ‘punë si zakonisht’ – më nuk funksionon. I bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian menjëherë të fillojnë negociata me të gjitha gjashtë vendet ballkanike. Negociatat inkuadruese janë proces reformues për vendet, me fokus të qeverisjes së të drejtës, në luftën me korrupsionin dhe lirinë e mediave. Porosia ime është jo kur do të përfundojë procesi, por të fillojë, të jemi të zënë dhe të suksesshëm. Nëse nuk negociohet, atëherë të paktën me proces para shqyrtimit për të gjithë për kapitujt 23 dhe 24. Ndërsa, EEAC të përkushtohet në marrëdhëniet bilaterale me BE-në dhe jo vendet e BE-së, në çka nuk guxojmë t’i mbyllim sytë”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati, theksoi se duhet të shmanget prania tjetër në hapësirën e Ballkanit, duke menduar në praninë gjithnjë e më të madhe ruse.

“Dy vitet e fundit në lidhje me krizën politike në Maqedoni ka deklarata të shpeshta nga ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, sesa nga BE-ja dhe nga Shërbimi diplomatik evropian. Kështu është edhe Kina me iniciativën ’16 plus një’. Ndërsa se si Serbia dhe Maqedonia e zgjidhën krizën e refugjatëve ishte një mësim i mirë për disa vende të BE-së, veçanërisht që këto vende ballkanike mbetën besnike të vlerave evropiane”, theksoi Bushati.

Përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, megjithatë, theksoi se administrata e re e presidentit të përzgjedhur amerikan Donald Tramp, nuk do të jetë ndryshe në marrëdhëniet me Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, në krahasim me atë të Barak Obamës. Sipas tij, kjo është për shkak se tre të parët nga katër kuadrot udhëheqëse zgjedhore në Departamentin amerikan nga ekipi i Trampit janë ish-funksionarë të lartë në të gjitha të a.q. qeveri amerikane, si të demokratëve, ashtu edhe të republikanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button