Përafërsisht 100 persona e humbën jetën nga tërmeti në Indonezi

Nëntëdhjetë e nëntë persona e humbën jetën në tërmetin katastrofal i cili e goditi sot në mëngjes provincën indoneziane Açeh, theksoi përfaqësuesi i autoriteteve lokale, Said Muljadi.

Pothuajse 300 persona janë lënduar, prej të cilëve 73 janë në gjendje të rëndë.

Janë rrënuar së paku 125 ndërtesa, 105 dyqane dhe 14 xhami.

Televizionet lokale treguan xhirime nga rajoni Pidie Xhaja, që u godit më fuqishëm nga tërmeti, ku shihen shtëpi dhe ndërtesa të rrafshuara me tokën.

Tërmeti është ndjerë pas orës 5 sipas kohës lokale me epiqendër 18 kilometra në verilindje të Midae Xhaja, në thellësi prej 10 kilometrash, kumtoi Instituti Gjeofizik indonezian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button