Yıldırım-Medvedev: Të avancohen marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım tha se “Me kënaqësi mund të shpreh se kemi potencialin, vullnetin i cili nga pikëpamja ekonomike do të çojë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në një mënyrë të denjë me historinë e marrëdhënieve Turqi-Rusi. E rëndësishme është vënia në veprim e këtij vullneti. Ne si dy kryeministra do të jemi ndjekës të kësaj çështjeje, dhe askush nuk duhet të ketë shqetësim nga kjo”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev pas takimit mes delegacioneve në rezidencën kryeministrore kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Duke vënë në dukje se pavarësisht motit të ftohtë jashtë takimi dhe bisedimet kanë qenë të ngrohta dhe miqësore Yıldırım, tha se “Në vitin e fundit mes dy vendeve tona kemi kaluar ditë të vështira por tashmë ato kanë mbetur në të kaluarën. Pas kësaj nevojitet që të përqendrohemi tek e ardhmja. Kemi objektiv që marrëdhëniet tona jo si para periudhës nëntor 2015 por ti zhvillojmë më tej ato. Për këtë liderët tanë presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti Vladimir Putin i kanë bërë hapat që nga muaji gusht. Pas kësaj qëllimi është arritja e objektivave me shpejtësi”.
Ndërsa kryeministri rus Dimitri Medvedev, tha se “Në saj të përpjekjeve tona të përbashkëta kemi kthyer këtë faqe të vështirë në marrëdhëniet tona. Do të vazhdojmë të normalizojmë marrëdhëniet e përbashkëta. Bisedimet e sotme i kanë dhënë shtytjen e nevojshme këtij procesi”.

Medvedev, duke vënë në dukje se takimi me Yıldırım ka kaluar jashtëzakonisht me përmbajtje të gjerë dhe gjithëpërfshirës tha se kanë diskutuar për çështjet e bashkëpunimit në fushat si tregtare-ekonomike, investime, energji, bujqësi dhe turizëm.

Ndër të tjera ai theksoi se ka shumë çështje të grumbulluara mes dy qeverive.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona po zhvilloheshin në një mënyrë dinamike para kësaj periudhe shumë të ndishme dhe të vështirë. Në fushën e ekonomisë qëndronin takime pozitive. Shumë mekanizma të frytshëm funksiononin. Ne nuk e humbëm këtë akumulimin pozitiv. Po përpiqemi të tejkalojmë problemet e përjetuara kohët e fundit. Vazhdojmë të punojmë në themelin e dialogut të ndërsjellë”, tha Medvedev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button