Aleanca për shqiptarët në Tetovë (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët e përbërë nga tre partitë politike, LR-PDSH, UNITETI dhe RDK-ja sonte para tetovarëve shpalosën platformën e tyre zgjedhore.

Para të pranishmëve u drejtuan Gëzim Ostreni, Vesel Memedi, Arta Toçi, Ziadin Sela dhe kandidatë tjerë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ziadin Sela komentoi letrën e Ahmetit duke shtuar: “Më bëri përshtypje letra e Ali Ahmeti që u’a dërgon shqiptarëve. Ahmeti, dërgova atë letrën familjarëve të Radishanit, familjarëve të Monstrës dhe Kumanorëve. Për ty barazi do të thotë që të ju japësh dënim të përjetshëm shqiptarëve të rastit Monstra. Ne jemi që të na jepni një votë më tepër e pastaj të jemi të barabartë. Nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe instituti që e bën para zgjedhjeve. Vota e bën të barabartë gjuhën shqipe. Vota për Aleancën e bën gjuhën shqipe të barabartë. Zona zgjedhore numër gjashtë voton për fuqinë e shqiptarëve në Maqedoni. Votoni Aleancën nëse doni ndryshim” tha mes tjerash Sela.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button