Forumi i Gruas së BDI-së, panel për sukseset në karrierë

Në vazhdë të aktiviteteve që ka organizuar Forumi i Gruas i BDI-së, mbrëmë u mbajt panel me temë  ‘Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit’.

“Në praninë e shumë grave të sukseshme që ishin prezente në sallë u fol për të arriturat e femrës  shqiptare në Maqedoni,për përkushtimin e tyre ndaj punës profesionale e shoqërore sidomos gjatë pluralizmit 25 vjeçar duke inkurajuar kështu gjeneratat e reja për sa me shumë punë në realizimin e ëndrrave të tyre pavarësisht rrethanave që u imponohen nga koha ose individë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Kandidatja e BDI-së për deputete në njësinë zgjedhore numër 1, Fatmire Hoxha, e cila edhe drejtoi këtë konferencë tha se qëllimi i organizimit të këtij eventi është të përmenden përfitimet pozitive për shoqërinë tonë me praninë e gruas në udhëheqje, gruas në krye të kompanive të biznesit dhe nevojën e domosdoshme për praninë e tyre në jetën publike.

“Një fjalim rasti mbajti edhe kryetarja e  Forumit të Gruas së degës së BDI-së Çair, Amella Cana e cila tha se për një shoqëri të drejtë dhe të sigurt,është shumë i rëndësishëm roli i gruas në vendimmarrje.

‘Prandaj ne nuk duhet të kemi mëdyshje se a munden gratë të jenë udhëheqëse dhe shembull i suksesit për të mirën e gjithëmbarshme shoqërore,sepse tani më kemi mjaft femra që kanë dëshmuar dhe argumentuar suksesin e tyre.Ashtu siç kishte thënë në një rast ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt: “Kur investojmë në gruan nuk investojmë vetëm në një individ, por investojmë në familje, investojmë në gjeneratat e ardhsme, investojmë në shoqëri dhe në shtet”, shtoi Cana.

“Gjatë këtij eventi për meritat e veçanta në drejtim të avansimit të pozitës së gruas shqiptare në Maqedoni,copëza jete nga përjetimet e tyre jo të lehta drejt suksesve ndan edhe panelistet e ftuara Teuta Ajdini-Jegeni aktore pranë Teatrit shqiptar në Shkup, Merita Koxhaxhiku drejtoreshë e shkollës ‘Imri Elezi’ në Shkup, Elita Zylbeari Masha drejtuese dhe bashkë-themeluese e projektit “Ëilson School Campus Macedonia”, si dhe Shkodrane Dardhishta drejtoreshë në Institutin për shërbime të përgjithshme në Qendrën Klinike në Shkup të cilave iu nda edhe nga një mirënjohje,për përkushtimin dhe kontributin e tyre në familje,në punë dhe në shoqëri në sfera të ndryshme”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button