Miss Turizmi, vritet gjatë protestave politike në Venezuelë (Foto)
Genesis Carmona,e cila i shërbeu vendit të saj si Miss Turizmi për vitin 2013-të është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë në qy tetin e Valencias në Venezuelë.
Bukuroshja 22-vjeçare gjeti vdekjen të mërkurën në mbrëmje, duke shënuar kështu viktimën e radhës si pasojë e trazirave politike të vazhdueshme në vend.
Carmona është fotografuar duke u transportuar me një motor për në spital, pasi u qëllua në kokë gjatë protestës të martën.