Pendarovski: Mundet koalicion qeveritar me BDI-në, por me një kusht (VIDEO)

Profesori universitar, Stevo Pendarovski i cili do të garojë për LSDM-në në njësinë e parë zgjedhore si bartës i listës, në emisionin “Debat” të NOVATV dhe Portalb.mk, nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin qeveritar mes LSDM-së dhe BDI-së, por me një kusht që personat të cilët kanë qenë të përfshirë në aferën e përgjimeve, të mos jenë pjesë e Qeverisë.

“Nuk përjashtohet mundësia për koalicion me BDI-në. Por, politikisht është e pamundur që nesër nëse do të bëjmë koalicion të hyjnë njerëz të cilët i kemi dëgjuar në “bombat” se çfarë kanë bërë dhe këtu unë nuk do të kisha pritur se çfarë do të kishte thënë shteti i drejtë nëpërmjet gjykatave nga 3,4 vjet. Politikisht është amorale që një pjesë e njerëzve të jenë pjesë e strukturës qeveritare, si individë. Në qeverisjen e 2005, kur ishte në krye Buçkovski, për një ministër të atëhershëm, nuk kishte aktgjykim, megjithatë kishte indikacione se është i përzier në punë të fëlliqura, ai tha atëherë se ai njeri nuk mundet të jetë të unë në Qeveri. Pra, flas për aspektin politik, përndryshe në se presim që shteti juridik të sjëll atë që duhet do të jetë vonë”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button