Në Skoci hyri në fuqi ndalesa për pirje të duhanit në automobilat privat në të cilët ka fëmijë

Në Skoci sot në kuadër të planit qeveritar “Gjenerata pa cigare” në fuqi ka hyrë ligji i ri për ndalesë për pirje të duhanit në automobila, në të cilët gjenden fëmijë.

Në pajtim me ligjin e ri, policia ata persona që do t’i hasë me cigare të ndezur në automjet privat, në të cilin gjenden persona minoren do t’i dënojë me njëqind funte në vendin e ngjarjes.

Përderisa rasti vjen deri në gjykatë, dënimi mund të arrijë deri në një mijë funte.

Ligjin njëzëri e miratuan të gjithë anëtarët e Parlamentit skocez.

Masa e re është vendosur në kuadër të planit të Qeverisë skoceze për zvogëlimin e shkallës së pirjes së duhanit në më pak se nën pesë për qind deri në vitin 2034.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button