Itali, fiton “Jo”-ja në referendum; dorëhiqet Renzi

Edhe pse detyrimi për t’i qëndruar premtimit të bërë nuk ishte veçse moral, Matteo Renzi dha dorëheqjen pas triumfit të “Jo”-së në referendumin e mbajtur mbi planet e tij për reformimin e Kushtetutës, transmeton Top Channel.

Humbja e thellë qe një grusht i rëndë për kryeministrin italian, i cili mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë e këtij rezultati, ndërsa u shpreh se kampi kundër tani duhet të dalë me propozime të qarta. Me shumicën e votave tashmë të numëruara, fushata “Jo” kryeson me 60%, ndërsa “Po”-ja ka 40%. Pjesëmarrja në votimin e konsideruar si shans për të paraqitur pakënaqësinë me kreun e ekzekutivit ishte në nivelin 70%.

“Paçim fat të gjithë”, ishin fjalët e Renzit në konferencën për shtyp, ku sqaroi se do ta informojë zyrtarisht kabinetin në një takim sot pasdite dhe do t’i paraqesë dorëheqjen Presidentit të Italisë. Veprimi i Renzit zhyt tani në shqetësim lidershipin e BE-së. Ai kishte mbetur i vetmi kryeministër në Europë me një vizion të fortë për të ardhmen e BE-së.

Angela Merkel është shumë e zënë me menaxhimin e krizës së brendshme, ndërsa në Francë po fitojnë gjithmonë e më shumë terren euroskeptikët e Frontit Nacional. Tashmë, një rruge të paqartë po i hyn dhe Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button