Fjalët prekëse të futbollistit brazilian që i mbijetoi tragjedisë

Tragjedia e ndodhur pesë ditë më parë, kur avioni që transportonte futbollistë brazilianë u rrëzua në Kolumbi shënoi 75 viktima. Megjithatë, mbrojtësi i skuadrës Chapecoense, Alan Ruschel, ka mbijetuar. Fjalët e para të tij kanë qenë vërtetë prekëse jo vetëm për famijen e futbollistit, por edhe tifozët e tij.  “Kujdesuni për unazën time të martesës. Informoni  familjen time se jam mirë dhe së shpejti do të jem në shtëpi”, ishin fjalët e para të Ruschel, transmeton RevistaClass.al.

Tabloidi britanik “Mirror”, shkruan se Alan Ruschel është aktualisht në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pasi u nxor nga rrënojat e avionit të rrëzuar më 29 nëntor. Media britanike  citon kryebashkiakun e Medelinit, Federico Gutierrez, i cili pas ngjarjes ka thënë, “Fatmirësisht avioni nuk ra në një zonë të banuar, pasi do të kishim një tragjedi edhe më të madhe”. Gutierrez më herët konfirmoi viktimat e shkaktuara nga kjo tragjedi. Mediat lokale raportojnë se megjithëse avioni është ndarë në copa, fakti që nuk ka pasur shpërthim u ka kursyer jetën disa personave që gjendeshin në bord.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button