Spasovski: ndihmë shtetërore me vlerë prej 140 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së dhe Koalicionit “Për jetë në Maqedoni” nga Njësia e dytë zgjedhore Oliver Spasovski dhe kandidatët për deputetë sot në Kumanovë prezantuan masa nga programi dedikuar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Spasovski paralajmëroi ndihmë shtetërore me vlerë prej 140 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ai tha se kompanitë vendore janë nxitës  i rritjes ekonomike dhe shtoi se do të krijohen firma respektabile të cilat do ta lëvizin rritjen e ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button