Ali Ahmeti: BDI, çelësi i qeverisë së re

Derisa frymojmë dhe veprojmë si subjekt, do të jemi gardian të kauzës shqiptare, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti simpatizantëve të tij në qytetin e Kumanovës.

“Unë nuk e kam ditur që këta në këtë mënyrë do të më shoqërojnë, çka më bën mua krenar? Më bën krenar që gjaku i prindërve të tyre nuk do të thahet e nuk do të lahet pasi qëndorn në këtë flamur. Qëndron i freskët dhe ruhet mu nga Skënderbeu në Shkupin e Vjetër, siç ruhet nga Hasan Prishtina e Isa Boletini. Jam krenar sepse ata ushtarë, prindër të këtyre të rinjve, kanë ëndërruar për një arsim shqip, mbase kohën s’mund të kthejm prap dhe të shohin se si kemi dëbuar kasapin e luftrave dhe kemi hapur universitet edhe në Kumanovë. Unë u sigurojë ju që kurën e kurës nuk do të zhgënjeheni me bashkëluftëtarët e prindërve të tuaj, ne do të jemi gardian të kauzës shqiptare pavarësisht se çfarë deklarojnë lartë-poshtë se do të fitojnë BDI-në”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.

Ahmeti më tej tha se BDI nuk do të lejojë që as dëshira për 63 deputet e Nikolla Gruevski, por as apetiti i Zoran Zaevit për votën shqiptare, nuk ka për t’a ndalur hovin e BDI-së për të qenë vendimtare në Qeverinë e ardhëshme.

“Nikolla Gruevski kërkon 63 deputet, Zaevi kërkon votat e shqiptarëve, as njëri e as tjetri këtë ëndërr mos e shohin.Unë u sigurojë dhe vendi është ku jepet fjala e burrit, mu në Kumanovë, BDI, shokët e prindërve të bijëve të dëshmorëve janë çelësi i qeverisë së ardhëshme në Maqedoni. Mu kjo BDI e ka fitoren e sigurt, pasi ua ka këputur ‘leqtë e këmbëve’ të gjithë atyre që kanë pritur që BDI do të pësoj rrënie tek shqiptarët, por kjo nuk ndodhi”, u shpreh Ahmeti.

Bartësi i listës për njësin 2, Ejup Alimi para kumanovarëve tha se shqiptarët i pret edhe shumë punë për të bërë, pasi më shumë se 100 vite kemi qenë të shkelur, andaj të gjithë bashkë duhet të unifikohemi pas politikave të liderit Ali Ahmeti.

“Ne duhet të punojmë 24 orë që të arrijmë hapat e barazisë në Maqedoni. Besoj se thirrjes për të punuar 24 orë do t’i bashkangjiten të gjithë shqiptarët e Maqedonis. Besojë se kumanovarët din të vendosin se cili subjekt politik është një e ardhme e sigutë për shqiptarët. Ne sot flasim se si të ndërtojmë të ardhmen, andaj mendoj se ka ardhur koha që të mbështesim platformën ‘fjalë më pak, punë më shumë”, tha bartësi i listës për njësin 2, Ejup Alimi.

Pos Ali Ahmetit para kumanovarëve folën edhe kandidatët për deputet të kësaj zone, përfshirë edhe ministra aktual dhe funksionarë të tjerë të lartë të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button