Itali, nesër referendumi për ndryshimet kushtetuese

Italianët do të votojnë të dielën në referendumin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me strukturën ligjvënëse në shtet, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sistemi ligjvënës në Itali që daton nga viti 1946 funksionin përmes dy Dhomave të Parlamentit, ndërkohë që votimi i së dielës mund të ndryshojë në masë të madhe kompetencat e Senatit dhe mund të rezultojë më një efikasitet më të madh të tërë sistemit ligjvënës.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, vendi ka të regjistruar 46.714.950 votues, të cilët do të mund të votojnë të dielën prej orës 07:00 deri në ora 21:00. Rezultatet paraprake pritet të bëhen publike natën mes të dielës dhe të hënës.

Siç theksohet, 3.995.042 shtetas të Italisë të cilët jetojnë jashtë shtetit kanë mundur të votojnë në përfaqësitë diplomatike, ndërkohë që votimi ka përfunduar të premten.

Bëhet fjalë për referendumin më të rëndësishëm në Itali që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, me të cilin synohet stabiliteti politik i vendit i cili që nga viti 1946 ka ndërruar 60 qeveri.

Kryeministri Mateo Renzi, i cili konsiderohet si lokomotiva e referendumit, deklaroi se qytetarët do të votojnë për të ardhmen e shtetit të tyre.

Renzi paralajmëroi dorëheqjen e tij nëse siç tha, në referendumin e së dielës fiton varianti “Jo”, më konkretisht nëse nuk bëhen ndryshimet të cilat parashikojnë që miratimi i ligjeve të bëhet vetëm përmes Dhomës së Ulët të Parlamentit, ndryshe nga sistemi i tanishëm i cili obligon miratimin nga dy dhomat.

Nëse italianët votojnë “Po”, atëherë sistemi ligjvënës do të thjeshtësohet, meqë nuk do të ekzistojë Dhoma e Ulët dhe ajo e Lartë.

Nëse Renzi jep dorëheqje si pasojë e dështimit të referendumit, atëherë kjo do ti hapte rrugë lëvizjes populiste “Pesë yjet” (M5S) të cilës gjithnjë e më shumë është duke ju rritur popullariteti, lëvizje kjo që ka kërkuar një referendum për daljen e Italisë nga valuta e vetme evropiane.

Anketat në Itali flasin se shumica e qytetarëve nuk dëshirojnë ndryshime kushtetuese. Megjithatë, mediat botërore përmendin faktin se anketat nuk u treguan të besueshme në “rastin Brexit” si dhe në “rastin e fitores së Donald Trumpit në Amerikë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button