Ja pse duhet të martoheni me dikë që ka personalitet të kundërt!

Ekziston një mit që duhet të gjeni dikë të ngjashëm më ju për të kaluar jetën. Por, kjo nuk është e vërtetë, transmeton arbresh.info. Ja pse:

1.Plotësoni njëri-tjetrin

Siç u theksua edhe në fillim, duke u lidhur me dikë që është si shëmbëlltyrë e juaja, do të ishte shumë e mërzitshme dhe nuk do të stimulonte rritjen personale tuajën pas një periudhe të caktuar. Ndryshimi thelbësorë mes të ndryshmëve është personaliteti, dhe duke u lidhur me një të ndryshëm, bën të forconi pikat e forta e të përmirësoni ato të dobëta të personalitetit tuaj.

Ndoshta njëri nga ju mund të jetë introvert dhe preferon ta shpenzojë kohën në shtëpi e të mos socializohet me njerëzit. Ndërsa tjetri mund të jetë më ekstrovert e të inkurajojë partnerit të dalin më tepër bashkë. Dhe kështu, me kalimin e kohës do të shihni se të dy e inkurajoni njëri-tjetri në ato fusha ku përndryshe, do të qëndronit në vendnumëro.

2. Mund t’i mësoni njëri-tjetrit gjëra të reja për jetën

Duke u lidhur me dikë që ka interesa ekzakte me tuajat, nuk do të ndihmonte që t’u rritnit në marrëdhënie, sepse nuk do të jeni në gjendje të ndani gjëra të reja me partnerin. Ndërsa duke u lidhur me dikë që ka interesa të ndryshme, do t’ju bënte më të harmonishëm pasi do të mësonit kaq shumë nga njëri-tjetri. Ndoshta ai apo ajo pëlqen të gatuajë, dhe kështu që ju shpenzoni kohë të qetë duke lexuar apo pikturuar, e t’ia tregoni atij apo asaj kur ushqimi të jetë gati.

Kjo lloj marrëdhënie do të lulëzojë për shkak se do të keni gjithnjë gjëra të reja për t’i treguar njëri-tjetrit.

3. Marrëdhënia do të duket më emocionuese dhe e plotësuar

Partneri juaj mund të vijë nga një e shkuar ndryshe, kështu që ka përvoja të ndryshme jetese nga ju. Mund të keni shije të ndryshme në ushqim, ndryshime në besimet fetare, dëshira të ndryshme të vendeve të cilat dëshironi të vizitoni.

Të gjitha këto pangjashmëri sugjerojnë se vazhdimisht do t’i tregoni dhe thoni njëri-tjetrit për vende të reja që duhen vizituar, për ushqime të reja që duhen provuar, për qasje të reja rreth aspekteve shpirtërore, etj.

4. Do të keni gjithmonë më shumë për të zbuluar

Kur lidheni me dikë të ngjashëm me ju, nuk do keni shumë mundësi për të eksploroni njëri-tjetrin. Pasi të ndani hobit, historitë e fëmijërisë dhe besimet e pasionet e thella, çfarë gjëje tjetër do të mbante ndezur zjarrin e jetës? Çdo marrëdhënie ka nevojë diversitet dhe emocion në mënyrë që të vazhdojë rrugën.

Për shkak të diferencave të shumta që keni, do të keni gjithmonë diçka të re për të zbuluar. Kështu që nuk do të mërziteni në shoqërinë e një të ngjashmi, por do përftoni gjithnjë përvoja të reja në jetë.

5. Mosmarrëveshjet mund të sheshohen më lehtë

Si të ndryshëm, ndoshta keni personalitete shumë të ndryshme, që do të thotë mënyra të ndryshme për të manovruar me argumentet. Ndoshta njëri nga ju dëshiron që t’i thotë të gjitha të vërtetat me emocion mbi tavolinë, ndërsa tjetri dëshiron të flasë shtruar e qetësisht. Kështu mosmarrëveshjet mund të zgjidhen më shpejt, pasi ndërsa njëri mund të shpërthejë në emocione e në argumente, tjetri do t’i trajtonte gjërat në mënyrë më të ftohtë dhe racionale.

Një person që e ka durimin e kufizuar mund të shkonte me një person të qetë e të mbledhur, sepse dobësia e njërit është fuqia e tjetrit. Çdo argument do të analizohet nën dritën e logjikës, derisa njëri nga partnerët dëgjon, ndërsa tjetri është më e/i aftë të flasë përmes emocioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button